Chelsea e do Balen për Hazardin

Real Madridi ka shprehur interesim për Eden Hazardin, të cilin synon ta transferojë në Santiago Bernabeu gjatë verës. Por, ‘Los Blancos’ nuk do ta kenë aspak të lehtë ta bindin Chelsean që ta lëshojë yllin belg. Madje, sipas mediave britanike, Blues e kanë ndërmend ta kërkojnë në shkëmbim të përfaqësuesit belg, mesfushorin uellsian Gareth Bale.…

Sport

15/04/2014 22:11

Real Madridi ka shprehur interesim për Eden Hazardin, të cilin synon ta transferojë në Santiago Bernabeu gjatë verës.

Por, ‘Los Blancos’ nuk do ta kenë aspak të lehtë ta bindin Chelsean që ta lëshojë yllin belg.

Madje, sipas mediave britanike, Blues e kanë ndërmend ta kërkojnë në shkëmbim të përfaqësuesit belg, mesfushorin uellsian Gareth Bale.

Ish futbollisti i Tottenhamit, i cili u pagua gati 100 milionë euro, nuk e dha atë që pritej në Santiago Bernabeu, për shkak të lëndimeve që pësoi, por edhe formës jo dhe aq të mirë.

Për këtë, Carlo Ancelotti mund të mendojë nëse do t’i konvenonte të heq dorë nga Bale, për ta pasur në dispozicion Hazardin.