Chelsea e bën gati listën për të zëvendësuar Thibaut Courtois

Thibaut Courtois është emri më i përfolur i kësaj vere për të lënë Chelsea dhe për t’iu bashkuar Real Madridit.

Sport

20/07/2018 19:51

Portieri belg po refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Chelsean, duke e lënë në dilemë të ardhmen e tij në ‘Stamford Bridge’.

Këtë situatë po tenton ta shfrytëzojë Real Madrid, që është afruar me portierin.

Por në rast largimi të Courtois, Chelsea ka bërë planet për zëvendësimin e tij.

Janë tre emra që po spekulohen në mediet angleze.

Gianluigi Donnarumma, Petr Cech dhe Kasper Schmeichel, janë emrat që mund të zëvendësojë Courtoisin te Chelsea./Lajmi.net/