Chelsea dhe Arsenal në garë për yllin e Juventus

Chelsea dhe Arsenal kanë nisur edhe një betejë, kësaj radhe jashtë fushës së blertë.

Sport

11/11/2018 12:11

Skuadrat nga Londra janë vënë pas mbrojtësit të Juventus, Daniele Rugani, shkruan “Sunday Express”, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi është tejet i pakënaqur me situatën në skuadër, ku në konkurrencë me Bonuccin dhe Chiellinin e ka të pamundur të gëzojë minutazhë.

24 vjeçari ka kontratë të vlefshme me Juventusin deri në vitin 2021.

Sipas raportimeve të fundit, kjo kontratë mund të shkëputet qysh në janar, me Ruganin që besohet se do të transferohet në Premierligë. /Lajmi.net/