Chelsea dëshpëron Barcelonën me veprimin e fundit për Willian
Tentativa e Barcelonës për të nënshkruar me Willian po bëhet edhe më e vështirë.
Sport
Katalanët vazhdojnë të insistojnë në transferimin e yllit brazilian.
Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde së fundi i ka bërë edhe ofertën e tretë dhe të fundit Chelsea për Willian.
Në anën tjetër, Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Willian, të cilit i ka ofruar një kontratë të re.
Me kontratën e re, që mendohet t’i jap mijë euro në javë, Chelsea do ta bëjë Willian një nga futbollistët më të paguar në “Stamford Bridge”, atje ku në sezonin e kaluar tifozët e zgjodhën si më të mirin./Lajmi.net/