Chelsea bën shaka me Arsenalin

Chelsea bëhet gati për mbrëmjen e shpalljes së futbollistit të vitit por reklama e ngjarjes ka të përfshirë edhe një ngacmim për rivalin Arsenal, dhe fitoren e thellë ndaj tyre me rezultat 6:0.

Sport

09/05/2014 21:29

Kur keni shënuar fitore me rezultat të thellë 6:0 ndaj rivalit të qytetit, pa dyshim se do të shfrytëzoni çdo mundësi për ta përmendur.

Dhe, pikërisht këtë e bëri Chelsea ndaj Arsenalit. Blues kanë ngacmuar rivalin londinez në një video promovuese për mbrëmjen ku do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit.

Stafi i Chelsea TV paraqiti disa referime të fitores 6:0 ndaj Arsenalit në mars, me rezultatin e shoqëruar tek emrat e futbollistëve dhe frazave në prapavijë të reklamës për ngjarjen që do të zhvillohet të hënën mbrëma.

Pesë nga referimet janë rrethuar, por ka edhe të tjera që janë fshehur më mirë. Shikoni nëse mund të gjeni edhe ndonjë referim tjetër për fitoren e thellë të Chelseas ndaj Arsenalit.