Chelsea befason me sulmuesin e ri nga rivali i Premierligës

Chelsea po eksploron mundësinë e një lëvizje huazimi për sulmuesin belg, Benteke.

Sport

19/01/2018 15:49

Antonio Conte është i etur për të nënshkruar këtë muaj me një sulmues me përvojën e duhur në Ligën Premier për të ndihmuar skuadrën drejt përfundimit në top katërshe.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Chelsea po eksploron mundësinë e një lëvizje huazimi për sulmuesin belg, Benteke.

Kampionët e Premier Ligës do të preferonin të huazonin Benteke për pjesën tjetër të sezonit, por Palace thuhet se janë të gatshëm të lënë sulmuesin belg për një marrëveshje të përhershme.