Chelsea – Atletico Madrid, shikojeni çfarë është duke bërë Costa

Diego Costa nuk ka të drejtë loje deri në janar dhe iu mohua mundësia e udhëtimit për në Stamford Bridge nga trajneri Diego Simeone.

Sport

05/12/2017 12:30

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa nuk do të udhëtojë me ekipin e tij në ndeshjen ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve.

Ylli i ekipit spanjoll nuk ka të drejtë loje deri në janar dhe iu mohua mundësia e udhëtimit për në Stamford Bridge nga trajneri Diego Simeone.

Ai vendosi ta mbajë sulmuesin në Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Costa ka publikuar një xhirim të tij duke punuar në palestër para rikthimit në ekipin e Atletico Madridit pas Vitit të Ri. /Lajmi.net/