Cheesecake me limon

Kjo cheesecake me limon është e shpejtë dhe e lehtë për t’u bërë, dhe ka shije të mrekullueshme!

Lifestyle

04/03/2016 15:25

Përbërësit:

15 biskota të thërrmuara, nëse doni bazë më të trashë shtoni më shumë
lugë e vogël sheqer ngjyrë kafe
50g gjalpë e shkrirë
250g mascarpone
200ml hoopla
397g qumësht i kondensuar
3 limona, lëkura e grirë dhe lëngu i shtrydhur

Përgaditja:

Përzini biskotat, sheqerin dhe gjalpën e shkrirë. Futeni në një tepsi 23cm dhe shtypeni. Lëreni të ftofet në frigorifer deri sa e bëni bazën. Përdorni një tepsi më të vogël nëse doni bazë më të trashë.

Përzini mirë maskarponen, hoplën, qumështin e kondensuar dhe lëkurën e limonit. Ngadalë shtoni lëngun e limonit pak nga pak. Me mikser përzini për 10 minuta këtë masë. Sa më shumë të përzini, aq më shumë trashet masa.

Vendoseni këtë masë mbi bazë dhe kthejeni në frigorifer për disa orë deri sa të forcohet. /lajmi.net

Ju bëftë mirë!