Charlie Sheen konfirmon se është HIV pozitiv në intervistën e sotme (VIDEO)

Aktori Charlie Sheen ka folur në intervistën me Matt Lauer në ‘Today Show’ për të konfirmuar se ka virusin HIV.

ShowBiz

17/11/2015 15:15

“Jam këtu për të pranuar se në fakt, jam HIV pozitiv. Duhet t’i ndaloj këto bombardime dhe të pa-vërtetat dhe storie shumë të dëmshme rreth meje që kërcënojnë edhe shëndetin e të tjerëve. Nuk mund të thonë më shumë të pavërteta se kaq”, ka thënë aktori 50-vjeçar.

“Unë kam përgjegjësi tani të bëhem më mirë dhe të ndihmoj shumë njerëz të tjerë dhe shpresoj që me këtë që po bëj sot, edhe të tjerët të dalin dhe të thonë ‘Faleminderit Charlie. Faleminderit që na ke hapur derën’”, ka vazhduar Sheen.

Charlie ka diskutuar për atë se si ai e ka ditur diagnozën e tij për katër vite, dhe se e ka zbuluar pasi ka vuajtur nga kokë-dhimbja dhe drejsitja, transmeton lajmi.net.

‘Kam menduar se kam tumor në tru. Mendova se çdo gjë ka përfunduar. Pas një sërë testesh dhe gjithë ato gjëra, ata kanë hyrë në dhomë dhe më thanë: ‘Ja çfarëdo ndodh’. Janë tri letra të rënda për t’i përballuar. Është një pikë kthyese në jetën e dikujt”

Aktori gjithashtu ka pranuar se ka paguar miliona për ta mbajtur këtë të fshehtë, ndërsa tani thotë se e ka liruar veten nga ky ‘burg’.

Kur është pyetur se a i ka transmetuar sëmundjen ndokujt, ai është përgjigjur: “E pamundur”./lajmi.net