Charlie Sheen ka rezultuar pozitiv me virusin HIV

Aktori i njohur Hollywoodian është konfirmuar se është bart virusin HIV, që shkakton sëmundjen e rëndë të Sidës.

ShowBiz

16/11/2015 23:59

Pak kohë më parë është shkruar se një yll i madh nga Hollywood, një aktor që ka shkuar me shumë femra, si me ato të njohura e gjithashtu edhe me yje pornografikë, është pozitiv me HIV.

Radar Online kanë zbuluar qysh atëherë se ky është aktori Charlie Sheen, por në atë kohë nuk është konfirmuar asgjë, transmeton lajmi.net.

Tani lajmi është konfirmuar nga shumë burime, e madje është mësuar se ai do të tregojë këtë personalisht në një intervistë.

Është kuptuar se ish-bashkëshortja e tij Denise Richards dhe dy vajzat e tij nuk e kanë virusin./Lajmi.net

Charlie Sheen, Jon Cryer, Two and a Half Men