Chapecoenses i dorëzohet titulli kampion

Skuadra e Chapecoense edhe zyrtarisht është kampione e Cop Cudamericana, pasi kështu ka vendosur shtëpia e futbollit amerikano jugor CONMEBOL.

Sport

04/12/2016 08:49

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i skuadrës, Ivan Tozzo, i cili tha se nuk e di nëse do të ketë një ceremoni për këtë çmim.

“CONMEBOL na ka njoftuar se do të bëjë Chapecoensen kampione të Copa Sudamericana”, tha Tozzo për TV Globo.

“Kështu do të fitojmë dy milionë dollarë, por nuk e di nëse do të ketë ndonjë ceremoni në ndarjen e kupës”.

Kujtojmë se ditë më parë shumica e lojtarëve të Chapecoenses humbën jetën, pasi aeroplani i tyre u rrëzua gjatë rrugës për në Kolumbi, ku do të luanin kundër Atletico Nacional në finale të Copa Sudamericana.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.