Chandler në shënjestrën e Lakers

LA Lakers ka nevojë për një lojtarë të madh në skuadër dhe një zëvendësues të denjë për JaVale McGee.

Sport

04/11/2018 11:34

I duhuri për këtë pozitë po konsiderohet veterani Tyson Chandler, i cili është afër të ndajë rrugët me Phoenix Suns.

Lojtari do të nënshkruajë me Lakers menjëherë pas shkëputjes me Suns, sipas Adrian Wojnarowski të ESPN, transmeton lajmi.net.

Chandler është njëherë kampion i NBA, me Dallas Mavericks, kur atë kohë mposhtën Miamin e LeBron James në finale.

Qendra amerikane këtë sezon regjistron mesatare prej 3.7 pikëve dhe 5.6 kërcimeve, me një përqindje prej 66.7 nga loja e hapur.

Në 1086 ndeshje të luajtura në NBA, Chandler regjistron mesatare prej 8.6 pikëve dhe 9.3 kërcimeve. /Lajmi.net/