Chan-ocha do t’i ekzekutojë gazetarët që nuk e thonë të vërtetën!

Lideri i juntës në Tajlandë, Prayuth Chan-ocha, ka sulmuar kërcënuar edhe të mërkurën gazetarët, duke thënë se ai ndoshta thjeshtë do t’i ekzekutojë ata që nuk do ta raportojnë të vërtetën.

Bota

25/03/2015 14:51

Muajin e kaluar Chan-ocha kishte deklaruar se ka fuqi ekzekutive që të mbyll mediat, ndërsa sot në një konferencë për media, shkoi edhe një hap më tutje, me qëllim që të zbusë kritikat ndaj regjimit të tij.

“Ne ndoshta thjeshtë do t’i ekzekutojmë ata”, ka thënë Chan-ocha, kur është pyetur se si do të reagojë qeveria e tij ndaj gazetarëve që nuk i përmbahen “linjës zyrtare” të shtetit, njofton Reuters, raporton lajmi.net.

“Ju nuk keni nevojë ta përkrahni qeverinë, por duhet ta raportoni të vërtetën”, ka thënë ish shefi i ushtrisë së Tajlandës, deklaratë kjo e komentuar si skandaloze nga organizatat për lirinë e të shprehurit.

Udhëheqësi i juntës tajlandeze e ka hequr nga pushteti qeverinë e kryeministrit Yingluck Shinawatra, majin e vitit të kaluar përmes grusht-shtetit. Ajo rrezikon të dënohet m dhjetë vjet burgim, pasi akuzohet se qeveria e saj ka keqpërdorur një skemë subvencionale për zhvillimin e plantazheve të orizit në zonat rurale.

Prej grusht shtetit të vitit 2006, Tajlanda mbetët një vend shumë i ndarë në mes të liderëve që përkrahën në zonat rurale dhe klasa punëtore urbane (familja Shinawatra) dhe liderëve që kanë përkrahje në kryeqytet dhe në jug të vendit (ish ushtarakë).