Chamberlain krenohet me Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain insistoi se skuadra e dha maksimumin por nuk arriti që të përmbys rezultatin kundër Bayern Munichut duke barazuar 1:1 në ndeshjen e kthimit dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve. Gjiganti bavarez kaloi në çerekfinale falë fitores 2:0 në Emirates. “2:0 nuk ishte rezultat i mirë nga dueli i parë…

Sport

11/03/2014 21:56

Mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain insistoi se skuadra e dha maksimumin por nuk arriti që të përmbys rezultatin kundër Bayern Munichut duke barazuar 1:1 në ndeshjen e kthimit dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Gjiganti bavarez kaloi në çerekfinale falë fitores 2:0 në Emirates.

“2:0 nuk ishte rezultat i mirë nga dueli i parë por ne prapë e dhamë maksimumin për të nxjerr një rezultat”, deklaroi ylli anglez pas ndeshjes.

“Bayern ka dobësi, si çdo skuadër tjetër dhe kur shënoni secila skuadër nevrikoset. Kur ne e bëmë këtë, menduam se kemi mundësi, por nuk ia dolëm. Ndoshta na mungoi pak sa kualiteti me topin e fundit. Në nivelin më të lartë keni nevojë për këtë. Djelmoshat dhanë maksimumin dhe mund të jemi krenar nga paraqitja jonë”, u shpreh Chamberlain.