Challandes zbulon se a do të largohet nga Kosova nëse nuk e kalon Grupin D

Bernard Challndes është pyetur nga gazetarët nëse do të largohet nga Kosova nëse nuk e kalon grupin në Ligën e Kombeve.

Sport

19/11/2018 17:38

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është përgjigjur se ai nuk e ka në plan të largohet nga Përfaqësuesja jonë për një kohë.

“Nuk mendoj të largohem nga Kosova, dua të bëjë punën time më të mirë”, tha fillimisht selektori i Kosovës, raporton “lajmi.net”.

“Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo unë jam këtu dhe po e shijoj këtë moment

Nëse shikoj punë e bërë jam i kënaqur me atë, andaj në fund të ditës të gjithë jemi të lumtur”, ka përfunduar Challandes. /Lajmi.net/