Challandes tregon se çfarë do të bënte nëse Kosova luan me Zvicrën

Trajneri Bernard Challandes është deklaruar i gatshëm të përballet me Zvicrën si trajner i Kosovës.

Sport

21/11/2018 18:23

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, po shijon momentet më të mira në karrierën e tij, duke bërë historinë me ‘Dardanët’ në futbollin ndërkombëtar.

I ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, trajneri Challandes ka thënë se në një përballje të mundshme me Zvicrën, do të harronte për një moment vendin e tij, pasi drejton Kosovën.

“Jam trajner i Kosovës dhe do të harroj Zvicrën në këtë situatë. Do të ishte motivim i madh dhe shumë ngazëlluese nëse luajmë kundër Zvicrës”, ka deklaruar Challandes, përcjell ‘lajmi.net’.

Kosova me suksesin në Ligën e Kombeve, tani ka mundësi të artë që të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian përmes Play Off, ku i duhen t’i zhvillojë edhe dy ndeshje./Lajmi.net/