Challandes: Luajtëm si gladiatorë, i përgëzoj lojtarët

Bernard Challandes ka folur pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

Sport

20/11/2018 23:14

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se karakterin e treguar nga lojtarët, pasi e ndihmuarin njëri tjetrin në reparte.

“Mendoj se ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi kemi ëndërruar për këtë kualifikim dhe kemi bërë një progres në skuadër dhe natyrisht me lojën që kemi treguar”, ka thënë selektori i Kosovës pas ndeshjes, raporton “lajmi.net”.

“Ne duhet të luajnë me një mentalitet fitues, me një mentalitet të gladiatorëve dhe natyrisht se e përgëzoj ekipin për karakterin e treguar

“Mendojë se kishim një lidhje të mirë në fushë, pasi sulmi e ndihmoi mesfushën dhe mesfusha mbrojtjen, krijuar një lojë zingjirore.

“Ne e dimë se jemi të rinj si ekip dhe duhet të  rritemi edhe më shumë, kjo është detyra ime si trajner”, ka shtuar më tej Challandes. /Lajmi.net/