Challandes lë përsëri në bankën rezervë yllin e Kosovës

Bernard Challandes ka vendosur që sërish ta lë Bernard Berishën në bankinë.

Sport

10/09/2018 18:43

Gazeta Olle mëson se zvicerani sërish nuk ka preferuar që me Berishën ta nis ndeshjen.

Mesfushori i majtë i Akhmat Groznyt, që po përjeton formë të mirë me skuadrën, nuk u aktivizua fare në ndeshjen me Azerbajxhanin, të mbyllur 0:0.

Edhe pse Challandes ka paralajmëruar ndryshime në formacion, kjo nuk pritet të ndodh në krahun e majtë, ku me gjasë Arbër Zeneli do të jetë sërish titullar.

Pejani Berisha po luan titullar me Akhmat Groznyn e elitës së futbollit rus.

Image result for bernard berisha kosovo