Challandes: Ishte një pikë e mirë, jam i lumtur me mentalitetin e skuadrës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është deklaruar i lumtur me pikën e fituar të Kosovës në udhëtim te Azerbajxhani.

Sport

07/09/2018 20:14

Kosova luajti ndeshjen e parë në Ligën e Kombëve dhe arriti të marrë një pikë të vlefshme në udhëtim, ndaj kundërshtarit që llogaritet si rivali kryesorë për vendin e parë në grup.

“Ishte një pikë e mirë, jam i lumtur me mentalitetin e skuadrës, sepse kemi punuar shumë në aspektin defensivë”, ka deklaruar fillimisht Challandes për Supersport Kosova.

“Ishte një ndeshje e mirë në defensivë, por mund të luajmë edhe më mirë me topin”.

Në pyetjen e gazetarit të Supersport Kosova se pse Muriqi ishte zgjedhja e parë para Nuhiut, trajneri u përgjigj:”Ne luajtëm me një sulmues dhe ishte Muriqi, e më pas bëmë ndryshime duke zëvendësuar lojtarët e krahut, në fund kishim nevojë për një lojtarë më shumë në mesfushë, dhe nuk ishin minuta të lehtë”./Lajmi.net/