Challandes e kërkon mbrojtësin kosovar të Zvicrës

Bernard Challandes dëshiron të sjell emra të rinj në Përfaqësuesen e Kosovës dhe vëmendja e tij është në Zvicër, vendin prej nga vjen.

Sport

14/09/2018 19:52

Zvicerani, përzgjedhës i Kosovës, ka zbuluar dëshirën e tij të re.

Ai po e kërkon mbrojtësin e Zvicrës U-21 dhe Zurichut, Mirlind Kryeziun.

“Kam biseduar me presidentin e federatës së Zvicrës, Peter Gillieron. Ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Kryeziu është në listën time, kuptohet. Nuk dua ta hidhëroj askënd. Dua ta marrë atë kur të vij në konkluzion se ai nuk dëshiron të luajë për Zvicrën, dhe kur ai dëshiron të luajë për Kosovën, sepse të gjithë mund të luajnë për Shqipërinë. Gjëja më e rëndësishme për mua është nëse lojtari dëshiron”, tha Challandes për “blick.ch”.

Rezultate imazhesh për Mirlind Kryeziun.