Challandes: Do të luajmë në të njëjtën mënyrë

Selektori i Përfaqësueses A të Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencë para ndeshjes me Ishujt Faroe.

Sport

13/10/2018 19:40

Kosova do të luaj në udhëtim dhe kundërshtari pritet të jetë mjaft problematik. Fitorja është e mirëpritur pasi Kosova kryeson grupin, por vetëm me dy pikë më shumë se Azerbajxhani.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe selektori. FFK sjellë konferencën e plotë. Lexojeni më poshtë: /Lajmi.net/

Challandes ka thënë se si përzgjedhës asnjëherë nuk e bën të ditur përbërjen. Ndonëse, Ishujt Faroe luajnë në shtëpi, ne do ta luajmë lojën tonë dhe nuk do të ndryshojmë  asgjë. Në ndeshjen e kaluar kemi luajtur me topa të gjatë, por ky nuk ishte problemi, por problemi kishte se patëm shumë futbollistë në 16 metërshin e kundërshtarit. Jemi në gjysmë të kualifikimeve dhe siç kam thënë disa herë secili ekip i ka gjasat e veta. Për mua është që të funksionojë grupi e jo individi. Kemi zëvendësues për futbollistët që do të mungojnë dhe kjo është puna ime të gjejë përbërjen sa më të mirë.