Challandes debuton ndaj Madagaskarit, ky është premtimi nga futbollistët e Kosovës

Bernard Challandes për t’i imponuar idetë e tij mbi mënyrën e lojës, por edhe për të riparuar defektet e të shkuarës.

Sport

24/03/2018 10:54

Bernard Challandes do të bëjë debutimin e tij si trajner i Kosovës, në sfidën e parë miqësore, ndaj skuadrës modeste të Madagaskarit.

Përfaqësuesja kosovare ndodhet e grumbulluar në Paris, ku trajneri zviceran ka punuar me grupin, për t’i imponuar idetë e tij mbi mënyrën e lojës, por edhe për të riparuar defektet e të shkuarës.

Kapiteni Ujkani, mesfushori Kryeziu dhe sulmuesi Rashica, për Supersport u shprehën mjaft të kënaqur me punën e Challandes në këto ditë të para dhe premtuan fitoren në miqësoren e të shtunës.

Takimi Kosovë-Madagaskar do të luhet në orën 19:00 dhe do të transmetohet në Supersport 2. Përfaqësuesja kosovare do të zhvillojë edhe një tjetër takim miqësor në Francë, pikërisht ndaj Burkina Fasos më datë 27 Mars.