Challandes: Azerbajxhani është favorit nesër

Valon Berisha ka thënë para gazetarëve se Azerbajxhani shihej si favorit i grupit, e që këtë mendim ka edhe Bernard Challandes.

Sport

19/11/2018 17:19

Bernard Challandes ka thënë se ne nuk duhet ta nënvlerësojmë Azerbajzhanin, pasi ata shihen si favorit të grupit, por që ne kemi një ecuri më të mirë.

“Nuk duhet ta nënvlersojmë kundërshtarin, pasi ata shihen si favorit i grupit”, ka thënë trajneri i Kosovës, raporton “lajmi.net”.

“Ata kanë një ecuri të mirë në grup, mirëpo që ne ishim një hap përpara.

“Azerbajxhani ka një eksperiencë më të madhe në garat ndërkombëtare dhe unë e shoh si favorit, por ne do të mundohemi të fitojmë”, ka shtuar më tej Challandes. /Lajmi.net/