Chabert: Me Kushtetutë a me ligj, Kosova do ta ketë ushtrinë

Kosova ka të drejtë të ketë forca të armatosura nëse dëshiron. Është mundësi dhe e drejtë që i takon në skenën ndërkombëtare si shtet. Duhet që kjo ushtri të themelohet në bashkëpunim me aleatët që kanë ndihmuar në krijimin e FSK-së.

Lajme

25/04/2018 18:41

Kështu ka deklaruar në Info Magazine ambasadori i Francës në Kosovës, Didier Chabert, duke nënvizuar se ushtria do të bëhet, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese, qoftë përmes atyre ligjore.

“Duhet që të konsultohen të gjitha vendet mike për mënyrën më të mirë të transformimit të FSK-së. Ushtria e Kosovës duhet të jetë ushtri e të gjithëve, edhe e komuniteteve. FSK-ja ka bërë punë shumë të mirë në përfshirjen e tyre”.

“Momenti më i mirë për ta pasur ushtrinë është që të gjitha forcat politike të jenë dakord dhe kjo të bëhet përmes rrugës kushtetuese. Por nëse ky transformim nuk mund të bëhet përmes kësaj rruge, kushtetua parasheh mundësinë e ndryshimit të mandatit përmes ligjit”.