Çfarë tregon fytyra për shëndetin tuaj

Duhet ta pranoni që për shumicën prej jush, fytyra është ‘’pasaporta’’ e parë me të cilën prezantoheni tek të tjerët.

Lifestyle

04/07/2017 23:09

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse i kushtoni rëndësi ndoshta më të madhe mirëmbajtjes dhe  pamjes së saj. Kaloni disa orë në ditë duke u kujdesur për të duke nisur nga larja e parë çdo mëngjes pas zgjimit, trukimi, përdorimi i maskave të ndryshme dhe trajtimet në kushtë shtëpie ose qendra estetike.

Por, pavarësisht kësaj fytyra juaj nuk është gjithmonë në ditët e saj më të mira.

Nëse deri më sot kemi pranuar shprehjen që sytë janë pasqyra e shpirtit, këshillojmë që të bëni pjesë tuajën edhe këtë ‘’Fytyra është pasqyra e shëndetit’’.

Sytë, lëkura përreth tyre, goja etj mund t’ju sinjalizojnë disa problematika shëndetësore, të cilat nuk i njihnit më parë. Le t’i shohim më gjatë në artikullin e mëposhtëm:

1) Sytë: Sipas Health, sytë e fryrë krijohen zakonisht si pasojë e mungesës së gjumit. Por, nëse po flini mjaftueshëm dhe nuk kaloni shumë kohë para kompjuterit, duhet t’i kushtoni rëndësi regjimit ushqimor, sidomos sasisë së kripës që konsumoni.  Rrathët e zinj poshtë syve lidhen po ashtu me regjimin ushqimor, më saktë me intolerancën ndaj laktozës dhe drithërat. Konsumi i pakufizuar i alkoolit dhe pijeve energjitike ndikon po ashtu në skuqjen dhe fryrjen e syve.

2) Skuqje: Skuqja e fytyrës ndodh kur eksopozoheni për kohë gjatë në diell ose ndonjë burim tjetër nxehtësie. Por nëse vini re se e skuqura shoqërohet me kruajtje dhe irritim të lëkurës, duhet të tregoni kujdes me ushqimet që hani dhe me konsumin e pijeve me përmbajtje të kafeinës.e

3)Nishanet: Në përgjithësi nishanet nuk janë asgjë për t’u shqetësuar, por mos harroni të kujtoni ABCDE-në e tyre: Asimetrike, Kufitare, Ngjyra, Diametri dhe Zhvillimi.

4) Lëkura e thatë: Lëkura e thatë zakonisht shkaktohet nga dehidratimi në të ftohtë për shembull, ose pas një dushi të nxehtë të papërshtatshme. Megjithatë, nëse lëkura juaj është vazhdimisht e thatë mund të jetë një shenjë e alergjive, hipotiroidizmit ose diabetit.

5)Njolla të verdha rreth syve: Këto njolla janë xhepa të lëkurës të mbushura me kolesterol të quajtur xanthelasmata dhe janë të padëmshme. Ata gjithashtu mund të hiqen nëse janë të shëmtuar. Sipas Reader’s Digest ato janë të lidhura me problematika shëndetësore të zemrës. Një studim në shkallë të gjerë në vitin 2011 zbuloi se pacientët me njolla të verdha rreth syve kishin 50%më shumë të ngjarë të pësojnë një atak në zemër gjatë dekadave të ardhshme.