Çfarë tregojnë ëndërrat tuaja seksuale

Ekspertët zbulojnë se çfarë do të thotë të ëndërrojmë për dikë, seksualisht dhe përse e bëjmë.

Lifestyle

05/03/2016 18:59

Ëndërrat seksuale janë një matës i mirë për nivelin tuaj të libidos. Ja disa udhëzime për disa mënyra të mundshme që të dekodoni ëndërrat tuaja seksuale.

Seri ëndërrash ose ëndërra rastësore për seks me të huaj

Ëndërroni për një njeri që e keni parë në punë ose profesorin e kursit që pëlqeni më shumë. Këto ëndërra për njerëz të huaj ose që i njihni pak. Kjo është indikator se nevojat tuaja fizike nuk janë duke u përmbushur.

Ëndërra për lidhje më të plota

Keni një ëndërr seksuale, por çfarë të rri në mendje më së shumti është ajo që ndodhi para dhe pas seksit. Darka, përqafimi ose intimiteti i një bisede të hapur. Këto janë të dhëna rreth asaj se si doni të trajtoheni në të vërtetë, transmeton lajmi.net.

Ëndërra për një partner të vjetër

Keni qenë në një lidhje me partner të ri për 3 muajt e fundit me një njeri të mrekullueshëm, por personi i vetëm për të cilin ëndërroni është ish-i juaj. Problem është që truri ende nuk është mësuar me situatën e re. Pas një kohe, pasi të krijoni eksperiencat dhe kujtimet tuaja, truri juaj do ndërrojë qark dhe ëndërrat tuaja do ripërshtaten.

Ëndërrat e një partneri të kaluar që nuk ikin

Çfarë ndodh nëse sa herë keni ëndërr seksuale, e përfshin partnerin tuaj të kaluar dhe gjithmonë ka një gjë që e prish ëndërrën, si një argument I vjetër, ose ku ata duan të kthehen me ju. Kjo ëndërr është më shumë për dëshpërimet e lidhjes se seksin e përfshirë. Pas një kohe, pasi të keni vazhduar me jetën tuaj, këto ëndërra zhduken./lajmi.net