Çfarë thotë Nexhat Daci për kolegun e tij, Rexhep Qosjen?

Akademik Nexhat Daci duke folur për kolegun e tij, akademikun  Rexhep Qosja ka thënë se ky i fundit mendimet e tij nuk i shpreh asnjëherë brenda Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Lajme

22/03/2017 23:54

“Unë nuk dua të futem në vlerësime të individëve dhe sigurisht në profesionin e tyre, dhe Qosja edhe të tjerë kanë vlera por nëse ato vlera nuk i plason në institucionin që se ke refuzuar, që e marrin shpërblimin e rregullt e që nuk vijnë kurrë që mendimet e veta kritike ose komplimentet me  i shfaq në institucion dhe në publik brenda institucionit”.

“Të qëndruarit jashtë vullnetshëm gjithmonë e dëmton kritikuesin kujdestar që nuk është i pranishëm fare dhe ndonjëherë kur i lexoj deklaratat lexoj dhe qeshi prej mundit që të vjen sepse ata vlerësojnë çdo profil, janë letrarë që shkruajnë mirë por që hyjnë të vlerësojnë shkencat aplikative dhe bëhen sikur “kripë për gjellë””, ka thënë Daci në Ballë për Ballë në Klan Kosova.

Daci ka komentuar edhe për deklaratat se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është e kapur nga disa individë.

“Unë po qeshi sepse nuk ka asnjë teori, nuk ka asnjë shansë edhe sikur dikush të ketë pretendime me e kap Akademinë, asnjë anëtari nuk i jepet asnjë mundësi kurrë sepse Kuvendet e Akademisë janë të rregullta për të gjitha problemet”.

“Ecja e atyre krijuesve me sy prapa gjithmonë shkakton probleme ata që thyejnë qafën edhe këmbët”.