Çfarë thotë Haradinaj për arrestimin e deputetëve?

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për arrestimin e tre deputetëve të Vetëvendosjes.

Lajme

24/11/2017 11:34

Ai ka thënë para mediave se i vie keq për atë se çfarë i ka ndodhur sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, i pari i ekzekutivit ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata thirren.

Ndërsa sa i përket bllokadës së punës së Kuvendit që nuk po arrin të mbajë seancë normale, Haradinaj ka thënë se duhet konsensus dhe se sipas tij, duket se partitë politikë ende nuk ia ka lëshuar sikleti i zgjedhjeve.