Çfarë të pritet nga ngjarja IFA 2014

Jemi në muajin shtator, që do të thotë se krijimet e reja teknolgjike janë duke adhur. Ngjarja më e madhe e këtij lloji IFA 2014 që do të mbahet në Berlin, do të zbulojë shumë pajisje të reja teknologjike.

Auto & Tek

02/09/2014 21:59

IFA 2014, ngjarja e cila nis këtë javë në Berlin do të shoqërohet me një koleksion të celularëve të rinj, tabletave dhe televizioneve gjigande.

Kjo ngjarje është njëra nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë, që ka rrënjë që nga viti 1920 dhe që po bëhet çdo vit e më e ndjekur.

Përderisa ne do të shohim produkte të reja nga kompani të mëdha si Samsung dhe Sony, njëra kompani do të mungojë përsëri: Apple. Në vend të kësaj, Apple ka planifikuar një ngjarje të veten për në qytetin e saj Cupertino, Kaliforni, ku pritet të zbulojë dy iPhone të rinjë dhe ndoshta një orë të mençur iWatch, transmeton Lajmi.net.

Por ajo çfarë pritet që të zbulohet në ngjarjen IFA 2014 janë orët e mençura nga LG, pajisje të mençura amvisërie për të bërë kafe, grile, tosta dhe gjithashtu produkte të reja të bukurisë.

Do të shohim të shfaqen pajisje TV më gjigande dhe më të mençura, me një definicion ultra-të lartë 4K. Përveç këtyre do të shohim edhe celularë të mençur të rinjë, ku përfshihet celulari Samsung Galaxy Note 4.

Për këtë ngjarje të madhe teknologjike do të njoftoheni detajisht në ditët në vazhdim.