Çfarë do të ndodhë tash me Britaninë?

Britania ka vendosur të dalë nga BE, por tani ajo që po ndodh është diskutimi se çka do të ndodhë më tutje pas referendumit.

Lajme

24/06/2016 09:04

E gjithë kjo tani varet nga negociatat që mund të marrin edhe vite, por askush nuk është i sigurt sa vite mund të marrë, sepse e vetmja precedent është Grenlanda  e cila ka një popullsi prej rreth 50.000 banorë.

David Cameron, ka premtuar se Britania do të thirret në nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili përcakton një afat kohor prej 2 vitesh, kështu për të rënë dakord në kushtet e largimit.

Sipas nenit 50, kushtet e largimit të Britanisë nga BE do të miratohen nga 27 vende tjera të BE-së.

Por, Brexit preferon të negociojë në mënyrë joformale pa u thirrur në Nenin 50.

Megjithatë, marrëveshja përfundimtare do të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe ai britanik./lajmi.net