Çfarë të bëni kur nuk mund të bini në gjumë?

Netët pa gjumë nuk janë diçka që i përkasin vetëm jetës moderne. Por, jeta moderne është duke e rritur problemin e gjumit gjatë natës.

Lifestyle

25/08/2015 15:20

Në vend se të relaksohemi para se të shkojmë në shtrat, ne po kontrollojmë e-mailet, po shikojmë TV dhe po përdorim celularin.

Më poshtë mund të mësoni se çfarë të bëni për të rënë më lehtë në gjumë gjatë natës:

Qëndroni aktiv gjatë ditës
Sesionet e ushtrimeve të muskujve kanë treguar se reduktojnë ndjeshëm problemin e gjumit tek gratë, pjesërisht duke rregulluar temperaturën e trupit, ankthin dhe depresionin. Çuditërisht, duke qenë aktiv herët në mbrëmje, ju mund të bini më lehtë në gjumë më vonë.

Dy orë para se të bini në shtrat
Zvogëlojeni ndriçimin në dhomë duke i fikur dritat kryesore dhe duke ndezur një llambë të vogël. Lloji i poçeve elektrike që i përdorni gjithashtu ka rëndësi. Poçet e bardha përmbajnë një komponent i cili ndërhyn në gjumë. Në anën tjetër, drita e kaltër, më shumë se çdo dritë tjetër, bën që trupi të lëshojë hormonin melatonin, i cili na bën më gjumashë, transmeton Lajmi.net.

Një orë para se të bini në shtrat
Fikni të gjitha ekranet, qoftë laptop, TV apo celularë. Duke shikuar TV apo duke qëndruar online, ju do ta mbani trurin zgjuar. Kështu që, nëse nuk mund të largoheni nga ekranet të paktën zvogëlojeni ndriçimin e tyre. (Lajmi.net)