Çfarë rezultate arritën aderimet e partive politike në zgjedhjet e 11 qershorit?

Që pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga presidenti i vendit, shumë gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile, edhe anëtarë të partive aderuan dhe ndryshuan subjekte.

Lajme

17/06/2017 19:28

Arbana Xharra (nuk hyri në listë për deputete), Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Halil Matoshi, Xhavit Drenori, Milaim Zeka, Ali Lajçi aderuan nëpër parti të ndryshme, kurse garës për deputetë i hynë edhe Muharrem Nitaj anëta i AAK-së, Dukagjin Gorani i VV-së, dhe gjithashtu edhe Labinot Tahiri nga AKR-ja, raporton lajmi.net

Edhe pse rezultatet zyrtare nga KQZ-ja ende nuk janë publikuar, tashmë për disa prej tyre dihet se a kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Aderimet më të suksesshme duket se i dolën koalicionit LAA. Lumir Abdixhiku sipas raportimeve nga mediat deri më tani ka siguruar mbi 20 mijë vota, kurse keq nuk ka mbetur as ish-analisti Driton Selmanaj, i cili gjithashtu ka arritur të sigurojë rreth 25 mijë vota, i cili e kishte numrin e njejtë me të koalicionit në listë.

Garën për të hyrë në Kuvend e ka fituar edhe këngëtari, Labinot Tahiri i cili është në mesin e më të votuarve të AKR-së. Nga AKR-ja në Kuvend pritet të hyjë edhe ish-anëtarja e PD-së, Labinotë Demi-Murtezi.

Image result for labinot tahiri and behgjet pacolli

Nga Lëvizja Vetëvendosje prej aderimeve të reja në Kuvend vendin e sigurt tashmë e ka Adem Mikullovci i cili thuhet se ka siguruar mbi 8 mijë vota.

Xhevdet Qeriqi nga OVL e UÇK-së, Xhavit Drenori si ish-anëtar i PDK-së, Dukagjin Gorani ish-analist ende nuk dihet se a kanë marrë numër të mjaftueshëm të votave. Por deri më tani asnjëri nga ta nuk e ka konfirmuar se do të jetë në mesin e deputetëve.

Image result for adem mikullovci albin kurti

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prurjet nuk kanë dalur aq të suksesshme. Analisti dhe gazetari, Halil Matoshi nuk ka arritur të merr votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend, kurse Muharrem Nitaj që në këtë garë hyri për së pari herë, ende është në pritje.

Më i suksesshëm në këtë aspekt ka dalur gazetari Milaim Zeka, i cili do të jetë në Kuvend nga radhët e Nismës për Kosovën, pasi ka siguruar numrin e mjafuteshëm të votave.

Image result for milaim zeka ne nisma per kosoven

Aderimet në Partinë Demokratike të Kosovës nuk e kanë gjetur veten në lista e kandidatëve për deputet. Gazetarja Arbana Xharra, dhe publicisti, Blerim Shala nuk kanë qenë në listën e PDK-së.

Por edhe nga Partia Demokratike ka pasur fytyra të reja që kanë kandiduar për deputet. Madje Mergim Lushtaku dhe Andin Hoti, kanë rezultuar si disa nga anëtarët më të votuar në këtë subjekt politik.

Por që të dihet numri i saktë i votave për secilin kandidat duhet të pritet certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja. /Lajmi.net/