Çfarë rënie: Ish-i i Realit që dështoi te PSG, kërkon kalimin te klubi modest i Premierligës

Jese Rodriguez dëshiron të luajë në Premierligë në sezonin e ri.

Sport

13/08/2017 14:51

Sipas gazetës italiane “La Nazione”, Jese ka ngadalësuar negociatat mes PSG-së dhe Fiorentinës.

Kjo për shkak se ai dëshiron të transferohet te Stoke City, përcjellë “Lajmi.net”.

Jese preferon të kalojë në Premierligë dhe jo në Serie A.

Mbetet të shihet nëse PSG do të pranojë ofertën e klubit italian apo atij anglez. /Lajmi.net/