Çfarë pritet nga ngjarja e Apple të hënën?

E hëna do të jetë një ditë e madhe për kompaninë Apple.

Auto & Tek

08/03/2015 17:46

Ngjarja e së hënës do të jetë më e madhja që Apple do ta mbajë këtë vit. Jo vetëm për shkak që do të zbulohet më në fund ora e mençur por gjithashtu për shkak që do të diskutohet edhe për një MacBook të ri, një përditësim të iOS, dhe shumëçka tjetër.

Më poshtë mund të kuptoni gjithçka që pritet nga kjo ngjarje e madhe e Apple.

Ngjarja do të fillojë të hënën dhe do të mbahet në Kaliforni, ku do t’ju informojmë rreth çdo detaji nga ky event.

Kur do të jetë e gatshme për t’u blerë ora dhe sa do të kushtojë?

Ne tashmë e dimë se ora e Apple do të fillojë me një çmim prej $349, por sa lartë do të shkojë çmimi i saj? Duket se ora Apple Watch Sport do të kushtojë $349, e cila ka një trup prej alumini dhe është opsioni më i lirë nga radhët e modeleve të Apple, transmeton Lajmi.net.

Të gjitha modelet e orës së Apple do të jenë të gatshme në madhësi të ndryshme, ne gjithashtu do të kuptojmë se sa do të shkojnë çmimet në varësi të madhësisë së orës.
iwatch3019.0iwatch3015.0
Ora prej çeliku pritet të kushtojë rreth $700, por mund të arrijë çmimin më të lartë prej $1,000. Ora tjetër që pritet të tërheqë më së shumti vëmendje është ajo prej ari. Ora do të ketë ari prej 18 karat dhe pritet të kushtojë diku rreth $10,000 dhe $20,000, në varësi të pajisjes me të cilën do të ndahet ajo.

Cilat do të jenë aplikacionet e orës së Apple?

Apple parashikoi një numër aplikacionesh për orën e mençur, por duket se nesër do të prezantojë edhe më shumë. Zhvilluesit e aplikacioneve kanë qenë duke punuar në krijimin e aplikacioneve të përshtatshme për orën e Apple, transmeton Lajmi.net.

Së bashku me aplikacionet e para-shfaqura, është e mundur që të mos ketë shumë ndryshime. Ora e Apple do të ketë të gjitha aplikacionet që i ka një iPhone, përveç se mundet të ketë një ndryshim në aplikacionin për blerje dhe të jetë një aplikacion ‘Watch App Store’.

Një MacBook të ri

Apple pritet që ta prezantojë një MacBook të ri, dhe dita e hënë do të jetë dita kur do ta prezantojë. Kompania do ta bëjë debutimin e pajisjes që është më e ndritshme, më e vogël, dhe ka një ekran shumë më të mirë.

mbareview-3

Pritet që pajisja të ketë një ekran 12 inç, por një trup më të vogël se pajisja Air që është 11 inç. Apple thuhej se është duke eksploruar një version të laptopit i cili do të përfshinte dy porte: një për kufje dhe një për USB.

MacBook i ri pritet që të futet në shitje mes prillit dhe qershorit.

iOS 8.2

Ora e Apple nuk mund të punojë pa një iPhone, por së pari, iPhone-ët do të kenë nevojë për të mësuar se si të flasin me orën. Kjo do të ndodhë me ardhjen e sistemit të ri iOS 8.2, i cili do të ketë një mbështetje për orën e Apple.

Ndryshe, iOS 8.2 pritet që të zgjidhë shumë probleme.