Çfarë po ndodhë me kontratën e re të Leo Messit?

Leo Messi ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re te Barcelona.

Sport

06/02/2019 14:15

Kontrata aktuale e Leo Messit te Barcelona skadon në vitin 2021, andaj Josep Bartomeu ka thënë se ata nuk janë duke u ngutur.

Presidenti i skuadrës katalonase ka deklaruar se ata nuk janë duke u nxituar, por natyrisht se duan që argjentinasi të vazhdojë edhe për disa vite me ta.

“Sigurisht, ne duam që Messi të qëndrojë dhe të luajë në klub për shumë vite të tjera”, tha Bartomeu për Cadena Cope në një intervistë të gjerë, përcjell lajmi.net.

“Kontrata e tij ka dy vjet më shumë, por nëse shikoni në pjesën e tij, është e natyrshme që ne duam që të vazhdojmë shumë më gjatë.

“Ai është një person shumë inteligjent dhe nuk do të nxitojë në asgjë, ne e dimë se ai ndihet mirë në këtë moment dhe kur ai dëshiron të rinovojë, ne do të flasim – do ta bëjmë kur të jetë koha”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/