Çfarë po ndodhë me investitorin francez në Brezovicë?

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se konsorciumi në fjalë deri më tash ka dorëzuar në MTI një pjesë të dokumentacionit që kërkohet, por sipas saj tashmë është çështje e komisionit për të vendosur që çka do të bëhet më tutje.

Lajme

31/05/2016 18:11

“Për momentin unë nuk kam çka të flas për këtë çështje. Komisioni duhet të bëjë punën e vetë në analizimin dhe konfirmimin e dokumentacionit që ka dorëzuar konsorciumi në fjalë dhe pas analizimit të këtyre do të merret vendimi final për këtë çështje”, ka thënë ministrja për gazetën “Zëri”.

Ndryshe sot është afati i fundit ku konsorciumi francez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes”  duhet të dorëzoj dokumentet e nevojshme në MTI duke përfshirë edhe garancionin bankar prej 163 milion euro për pjesën e parë të ndërtimit.

Ndryshe më 4 nëntor të vitit të kaluar përfaqësuesit e këtij konzorciumi erdhën në Prishtinë, ku kërkuan ndihmë financiare nga bizneset vendore për Brezovicën.

Për rreth 2 orë para disa biznesmenëve kosovarë, përfaqësuesi i këtij konsorciumi, Pascal Roux, është munduar të bindë bizneset vendore që të bëhen pjesë e këtij projekti.

Roux, shef i firmës konsultuese MDP nga Meylan afër Grenoble, e cila i prin konsorciumit, tha se është i hapur ndaj të gjithë biznesmenëve kosovarë.

Ndërsa në dhjetorë kompania nuk kishte arritur që ti siguroj mjetet e parapara ku edhe ju kishte kominitetei ndërministror i kishte dhënë afat shtesë deri më 31 maj të këtij viti.