Çfarë po ndodh tek Lakers? LeBron po e injoron trajnerin Walton

Duket se ka lindur një problem mes LeBron James dhe Luke Walton.

Sport

29/11/2018 23:18

Ylli i NBA, James, shpeshherë është kritikuar se nuk i përfill trajnerët dhe luan sipas dëshirës së tij. E njëjta situatë ishte edhe sezonin e kaluar me Cleveland Cavaliers, ku trajner ishte Tyron Lue.

Duket se edhe tek Los Angeles Lakers po vazhdon zakoni i njëjtë i “Mbretit”.

Raportime nga “ESPN” thonë se gjatë ndeshjes kundër Denver, LeBron kishte injoruar thirrjet e trajnerit, duke luajtur aksionet që ai dëshironte, transmeton lajmi.net.

Thuhet se James nuk shikon fare nga bankina dhe luan sipas dëshirës. Edhe kur ai e sheh trajnerin, nuk e përfill thirrjen e tij.

LeBron asnjëherë nuk është udhëhequr nga një trajner i kalibrit më të lartë në NBA. Ai gjithmonë ka qenë lider absolut i skuadrave ku ka luajtur. /Lajmi.net/