Çfarë po ndodh në mes Ylli Limanit dhe Dhurata Ahmetajt?

Këngëtari, Ylli Limani dje ka lansuar këngën e re "Krejt ti fala", në bashkëpunim me reperin, Majk.

ShowBiz

18/09/2018 23:10

Projekti i tyre u prit tejet mirë nga fansat i cili tashmë numëron mbi një milion klikime në kanalin, Youtube, shkruan lajmi net.

Megjithatë, në një foto të Yllit të publikuar pak ditë më parë me përshkrimin “A ki me me kon me mu deri në fund”, është kjo këngëtarja nga Prizreni, Dhurata Ahmetaj e cila i lë një koment epik gjersa i thotë “patjetër”, e që e shoqëron me disa ’emoji të qeshura’.

Çfarë po ndodhë në mes të dyshes? Me këtë koment lë të dyshohet se Ylli dhe Dhurata kanë diçka ndërmjet vete.

Kjo nuk është hera e parë kur Limani pranon komente të tilla prej artistes së njohur, pasi në çdo imazh komentohet nga ajo. /Lajmi.net/

YouTube player