Çfarë po ndodh mes Kemalit dhe gruas së tij? (Foto)

Çifti i Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë shndërruar ndër emrat më të komentuar sidomos nga mediet turke, nga martesa e tyre muaj më parë.

ShowBiz

01/08/2017 12:58

Menjëherë pas dasmës, çifti kishin udhëtuar për muaj të mjaltit, por ne pamë vetëm imazhe të ndara që publikonin kohë pas kohe, shkruan lajmi.net.

Imazhet e fundit që kanë sjellë Fahriye dhe Burak janë bërë në të njëjtin vend, por përsëri ata nuk kanë pozuar bashkë.

U fotografuan me çaj në dorë, por jo përkrah njëri-tjetrit, kjo gjë ka shtuar dyshimet tek fansat e tyre, duke hamendësuar nëse ka ‘krisje’ në lidhjen e tyre. /Lajmi.net/