Çfarë po ndodh mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës? Fansat janë të bindur që…

Këtë vit këngëtarja, Kejsi Tola në festivalin “Kënga Magjike 2018” u paraqit me këngën “Ti më ke mua”.

ShowBiz

11/12/2018 19:12

Në programin “E diela shqiptare” në takimin mes finalistëve, në momentin kur Kejsi filloi të këndonte Flori u ngrit për ta shoqëruar atë dhe situata ishtë bërë tejet romantike, shkruan lajmi.net.

Artistët filluan të vallëzojnë dhe iu drejtuan njëri-tjetrit me fraza nga teksti i këngës e që u shikuan me mjaft pasion.

Po ashtu, Flori ka publikuar një postim në Instagram në momentin kur këndonin së bashku, me ç’rast ka nxitur reagime edhe nga fansat e tyre.

“Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë, më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë. Por e gjej gjithmonë një motiv më fal të them, s’të gënjej dot përmendesh ti më njeh”, shkruhet në foto.

Se çfarë po ndodhë mes tyre mbetet të shihet në vazhdim. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrNYkl6jBwO/