Çfarë po ndodh me Realin, një tjetër yll drejt largimit

Largimi i Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidanes kanë sjellë një situatë aspak të favorshme për drejtuesit  e Real Madridit.

Sport

17/11/2018 10:33

Që nga largimi i këtyre dy protagonistëve të sukseseve të mëdha te Real Madrid, shumë lojtarë janë duke e menduar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

Pas Keylor Navas, Marcelos, Marco Asensios, është tani Isco që po e mendon të njëjtën gjë.

26 vjeçari ka humbur shumë minutat e tij në formacionin e Realit që pas angazhimit të Santiago Solarit si trajner i skuadrës.

Ish anëtari i Malagas është duke konsideruar largimin në fund të sezonit, dhe Manchester City po monitoron situatën e tij shkruan Mundo Deportivo, përcjell ‘lajmi.net’.

Është trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola që është një admirues i madh i lojës së Iscos, gjë e cila mund ta shtyjë reprezentuesin spanjoll drejt ‘Etihad Stadium’./Lajmi.net/