Çfarë peshku monstruoz (Foto)

Në lumin Kama që ndodhet në Udmurt të Rusisë, është kapur një peshk bizar që duket sikur të jetë mutant.

Fun

13/07/2016 23:42

Peshkatari ka mbetur i frikësuar me të parë prenë e çuditshme, që ka dhëmbë të mprehtë si të piranës kurse trupin sikur të ngjalës, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet çfarë është kjo krijesë monstruoze, që përngjanë shumë me ‘peshkun e përgjumur’.

Ky i fundit ka fytyrë dhe trup të ngjashëm me peshkun e kapur, por se jeton në lumenj të Shteteve të Bashkuara.

Kjo gjallesë që ka 20 centimetra, i është dorëzuar një instituti për hulumtime biologjike për studime të mëtutjeshme.

Peshku-1 Peshku-2