Çfarë nëse Rolex do të krijonte orë të mençur?

Marsin e kaluar, pajisja e parë veshëse Android ishte zubuluar me një formacion të orave Moto 360 dhe LG G Watch, duke bërë kështu që orat e zakonshme të jenë me veçori elektronike.

Auto & Tek

14/05/2014 22:51

Ne kemi parë vetëm këto dy ora të cilat ishin dizajnuar me sistem operativ të mençur, por një ekip tani ka krijuar një dizajn koncept se si një pajisje veshëse Android shumë luksoze do të dukej nëse atë do ta krijonte Rolex.

Firma Curved me bazë në Gjermani e shfaqi këtë koncept në një video të animuar, e cila tregon një orë Android me kornizë të Rolex.

Edhe pse orat e mençura si Pebble dhe Moto 360 duken se kanë pak ngecje sa i përket teknologjisë, ky koncept shfaqë atë se si një orë tradicionale luksoze që është veshur edhe nga James Bond do të dukej nëse do t\’i futej sistemi Android.

Për më shumë pamje të këtij koncepti shikoni videon më poshtë.