Çfarë ndodhi në rezidencën e Gylenit në SHBA në përvjetorin e puçit në Turqi?

Frika dha qetësia mbizotëronin në rezidencën e kreut të organizatës së shpallur terroriste FETO, Fetullah Gylen, në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) me rastin e përvjetorit të tentativës për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi, teksa nga ana tjetër policia ka larguar përfaqësuesit e medieve dhe protestuesit që u tubuan në rrugën ku gjendet rezidenca.

Bota

16/07/2017 12:41

Rezidenca, e cila gjendet në një hapësirë të madhe prej rreth 40 hektarësh, tërheq vëmendjen me madhësinë e saj.

Në ndërkohë, policia amerikane, e cila mundësoi një vend të kufizuar për protestuesit dhe përfaqësuesit e medieve që kishin ardhur të protestonin në orët e hershme të mëngjesit, pas një kohe të shkurtër i largoi nga rruga të gjithë që ndodheshin aty.

Largimi i medieve ishte bërë me arsyetimin se ata po shqetësonin njerëzit që ishin brenda.

Pas kësaj deklarate, policia mbylli tërësisht dy hyrjet e rrugës, duke mos lejuar askënd të hyjë apo të dalë. Mbyllja e një rruge që është publike pas një ankese të një personi shkaktoi reagime.

Përderisa frika dhe qetësia në rezidencën e FETO-s me rastin e njëvjetorit të tentativës për grusht shtet u reflektua përmes masave ekstreme të sigurisë, njëri nga punonjësit e rezidencës në hyrje të saj ka xhiruar përfaqësuesit e medieve me kamerën e tij, raporton Anadolu Agency.

Ndryshe, Fetullah Gylen jeton në këtë rezidencë në Saylorsburg të Pensilvanisë që nga viti 1999.

Organizata e tij FETO, të cilën presidenti turk Erdogan e shpalli si terroriste, e ka bërë përgjegjëse për tentativën për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi, gjatë së cilës jetën humbën 250 njerëz dhe u plagosën afër 2.200 të tjerë.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gylenit për t’u përballur me akuzat, por ka hasur në procedim të ngadaltë të qeverisë amerikane ndaj kërkesës së Ankarasë, pavarësisht se ekziston marrëveshje ekzistuese midis dy aleatëve të NATO-s.