Çfarë ndodh nëse pini kafenë në mënyrë të gabuar?

A jeni ndoshta midis atyre që nuk mund të zgjohen në mëngjes, pavarësisht se kanë pasur tashmë një filxhan kafe?

Fun

12/07/2018 23:41

Përkundër faktit se kafeina ndihmon njerëzit të zgjohen, shumë madje edhe pas një kafeje në mëngjes nuk mund të zgjohen dhe të nisin një ditë të re.

Megjithatë, një sondazh i kryer mbi shoferët ka treguar se si mund të kapërcehet kjo situatë. Mashtrimi më i mirë për këtë është – më shumë gjumë. Ekspertët në Laboratorin për Kërkimin e Gjumit në Universitetin e Lafborough në Britaninë e Madhe kanë ardhur në përfundim se 15 minuat gjumë shtesë, pas pirjes së kafesë, rrit vigjilencën.

Kafeina zgjat 45 minuta. Kjo, megjithatë, është një kohë e gjatë për gjumë, pasi truri hyn në fazat më të thella të gjumit. Hulumtimi tregon se zgjidhja më e mirë për këtë është të flini edhe pesëmbëdhjetë minuta shtesë.

Kafeina bllokon prodhimin e komponimeve adenozine, të cilat akumulohen në trup gjë që ndikon që njeriu të rri më gjatë zgjuar.

Nëse bini në gjumë menjëherë pas kafesë dhe arrini të shmangni pasojat e saj, ju do të jeni në gjendje të “mashtroni” organizmin në mënyrë që të keni më lehtë të zgjoheni më vonë dhe të jeni më të përgatitur për detyra të reja të përditshme.