Çfarë ndodh nëse fëmija gëlltit çamçakëzin?

Çamçakëzi llogaritet si argëtimi më i mirë dhe i ëmbël i shumë fëmijëve. Megjithatë, ndonjëherë ndodhë që fëmijët të gëlltisin aksidentalisht atë, duke u frikësuar njëlloj edhe prindërit. Zbuloni më poshtë nëse ia vlen të shqetësoheni në lidhje me këtë.

Fun

21/05/2017 19:13

Në vend që çamçakëzi të përfundojë në gojën tonë, ndodhë shpesh që ai të përfundojë në stomak si pasojë e gëlltitjes, e cila është edhe arsyeja pse prindërit shpesh bëjnë drama të ndryshme nga frika.

Këtu janë disa përgjigje që do të zgjidhin dyshimet tuaja:

A mund të tretet çamçakëzi?

Çamçakëzi në trupin tonë nuk mund të tretet plotësisht. Ndërsa përbërësit e tillë si sheqeri dhe ëmbëltues tjerë, trupi i njeh dhe i zbërthen, ndërsa pjesa tjetër mbetet në copëza. Edhe pse kjo mund të tingëllojë si diçka e rrezikshme dhe shqetësuese, por çamçakëzi i patretur përfundon ashtu si edhe përbërësit tjerë të patretshëm si lëvorja e frutave apo bërthamat, kështu që trupi do t’i largojë përmes lëvizjeve të zorrëve.

006

A mund që çamçakëzi të ngjitet për stomakun?

Shqetësimi më i madh i prindërve është se çamçakëzi mund të ngjitet në murin e fytit apo në stomak. Megjithatë, për dallim nga pasojat e pakëndshme të ngjitjes së çamçakëzit nëpër rroba, flokë apo këpucë, kjo mundësi e ngjitjes në stomak apo fyt është shumë e vogël. Edhe pse mund t’i duhet gjatë kohë deri sa të përfundojë në traktin digjestiv, nuk duhet të shqetësoheni lidhur me këtë…

Kur mund të paraqes problem gëlltitja e çamçakëzit?

Janë shumë të rralla rastet kur gëlltitja e çamçakëzit mund të shkaktojë probleme shëndetësore, dhe zakonisht ndërlidhen me çrregullimet e sistemit të tretjes e që shkaktojnë diverticulitis apo sëmundjen e Crohn.