Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ndaloni të pini duhan (Video)

Alkooli dhe duhani janë shumë të dëmshëm për shëndetin e njeriut. Mirëpo, çfarë ndodh kur ndalojmë konsumimin e tyre?

Fun

25/03/2017 18:00

Lajmi.net për ju sjell të dhëna nga 5minutecraft, për të kuptuar për metabolizmin tuaj.

Nëse ndërpreni alkoolin, një javë më vonë gjumi do të rregullohet, dy javë më vonë do të filloni të humbni peshë, tre-katër javë më vonë presioni i gjakut do të fillojë të jetë normal dhe truri do të fillojë të punojë më mirë.

Një muaj më vonë lëkura dhe flokët do të jenë në gjendje normale. Pas tre muajsh do të jeni të mbushur me energji.

Ndërkaq nëse ndërpreni duhanin, pas 20 minutave zemra juaj do të fillojë të punojë normalisht. Pas 12 orësh, monoksidi i karbonit në gjak do të kthehet në normal.

Pas dy javësh, rreziku për sulm në zemër nuk ekziston më. Pas një viti, lëkura kthehet në ngjyrën normale.

Më poshtë do të njiheni edhe me të dhëna të tjera për ushqime e pije të cilat ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit tuaj. /Lajmi.net/

YouTube player