Çfarë ndodh me trupin tonë pasi pimë Coca-Cola?

Ja disa informacione rreth asaj çfarë ndodh me trupin tonë pasi konsumojmë Coca-Cola.

Lifestyle

18/02/2016 10:40

Pas 10 minutash

10 lugët e sheqerit në një kanaçe Cola, shkaktojnë një goditje shkatërruese në organizëm dhe arsyeja e vetme pse kjo nuk ka shkakton te vjella është prezenca e acidit fosforik, i cili frenon veprimin e sheqerit.

Pas 20 minutash

Një ngritje e niveleve të insulinës ndodh në sistemin e qarkullimit të gjakut. Mushkëritë shndërrojnë gjithë sheqerin në yndyrna.

Pas 40 minutash

Gëlltitja e kafeinës është e kompletuar. Bebja e syrit zgjerohet. Shtypja e gjakut rritet sepse mushkëritë sjellin më shumë sheqer në sistemin e qarkullimit të gjakut. Receptorët e adenosinës bllokohen, duke na penguar të ndihemi të përgjumur.

Pas 45 minutash

Trupi rrit prodhimin e hormonit të dopaminës, që e stimulon qendrën e kënaqësisë në tru. Edhe heroina e ka të njëjtin princip të veprimit në trupit tonë, transmeton lajmi.net.

Pas 1 ore

Acidi fosforik lidh kalciumin, magneziumun dhe zinkun në një trakt gastrointestinal, i cili e mbi-mbush metabolizmin. Rritet edhe kalciumi i cili lirohet përmes urinës.

Pas më shumë se një ore

Efekti që nxit urinimin hyn “në lojë”. Kalciumi, magneziumi dhe zinku hiqen nga organizmi, të cilat janë pjesë e eshtrave tona së bashku me sodiumin. Tani mund të ndiheni nervoz dhe me humor të ulët. E gjithë sasia e ujit hiqet nga organizmi përmes urinës./lajmi.net

A do ta pinit atë përsëri?