Çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes? A ka jetë të përtejmë? Flasin shkencëtarët – Lajmi.net
Çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes? A ka jetë të përtejmë? Flasin shkencëtarët
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 20:27, 16 May 2017
Mundësia e jetës pas vdekjes është një nga misteret më të mëdha të njerëzimit, por tani ekspertët po pretendojnë se nuk ka vdekje të vetëdijes - vetëm vdekje të trupit.

Sipas disa shkencëtarëve, mekanika kuantike lejon që vetëdija të jetojë pas vdekjes së trupit.

Ndërsa, shkencëtarët janë ende të pasigurt për atë që saktësisht është ndërgjegjja. Stuart Hameroff i Universitetit të Arizonës beson se është thjesht informacion i ruajtur në një nivel kuant, transmeton lajmi.net

Fizikanti britanik, Roger Penrose pajtohet dhe beson se ai dhe ekipi i tij kanë gjetur dëshmi që mikrotubulat me bazë proteinike – një komponent strukturor i qelizave njerëzore – bartin informacion kuantik – të ruajtur në një nivel nën-atomik.

Roger deklaron se nëse një person vdes përkohësisht, kjo informatë kuantike lirohet nga mikrotubulat në univers.

Sidoqoftë, nëse ato ringjallen informacioni kuantik kanalizohet përsëri në mikrotubula dhe kjo është ajo që ndez një përvojë të afërt të vdekjes.

Roger shtoi: “Nëse ata nuk ringjallen, pacienti vdes, është e mundur që ky informacion kuantik të mund të ekzistojë jashtë trupit, mbase pafundësisht, si shpirt”.

Studiuesit nga Instituti i njohur Max Planck për fizikën në Munih pajtohen dhe pohojnë se universi fizik në të cilin jetojmë është vetëm përceptimi ynë dhe spo trupat fizikë të vdesin, ekziston një pafundësi përtej.

Dr. Hans-Peter Durr, ish drejtues i Institutit Max Planck për Fizikë ka thënë: “Ajo që ne konsiderojmë këtu dhe tani, në këtë botë, është në të vërtetë vetëm niveli material që është i kuptueshëm.

“Përtej sëhtë një realitet i pafund që është shumë më i madh.”

“Trupi vdes, por shpirti vazhdon, në këtë mënyrë unë jam i pavdekshëm”, shprehet ai.

Dr.Christian Hellwig i Institutit Max Planck për Kimi biofizike në Gottingen shtoi: “Mendimet tona, vullneti ynë, ndërgjegja jonë dhe ndjenjat tona tregojnë që pronat mund të quhen veti shpirtëtore. Asnjë ndërveprim i drejtëpërdrejtë me forcat themelore të njohura të natyres si gravitacioni, forcat eletromagnetike etj. nuk mund të diferencohen në shpirt.

Pra, sipas studiuesve dhe studimeve të fundit të tyre, ekziston një botë e përtejme, më e madhe dhe më e vërtetë sesa kjo në të cilën jemi duke jetuar e që në të vërtetë është vetëm përceptimi ynë./Lajmi.net/ 

 

Fjalët kyçe: Jeta pas vdekjes, Shpirti

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play iStunt 2
  • Play World Soccer Champion
  • Play Turbo Racing 3