Çfarë ndodh me fotografitë që fshihen nga një kompjuter?

Kur ju fshini një skedar në një kompjuter, mendoni se ndoshta ai është zhdukur përgjithmonë, por në fakt nuk është kështu.

Auto & Tek

25/09/2016 05:31

Fshirja e një skedari, vetëm sa i heq etiketën që i tregon kompjuterit se dosja është atje. Të gjitha të dhënat që kanë qenë pjesë e dosjes, do të jenë diku aty në hard- diskun tuaj.

Është pak a shumë si të grisësh kopertinën e një libri, por duke i lënë të gjitha faqet e tjera – libri mund të ketë ikur, por informacioni është ende atje.

Dosja mund të fshihet vërtet kur kompjuteri ruan përfundimisht diçka të re, pikërisht aty ku dosja e vjetër ndodhet në disk.